Ideja jonë për Ballkanin

Ballkani është një nga rajonet më pak të njohura të Evropës, ende i lënë pezull në një proces, në dukje të pafund, të integrimit në Bashkimim Evropian. Për shekuj me rradhë një udhëkryq për njerëzit, kulturat dhe fetë; është ende shtëpia e traditave unike gastronomike. Këto tradita mund të shërbejnë si një forcë lëvizëse ekonomike, sociale dhe kulturore për shumë komunitete rurale të varfëruara nga dekada braktisjeje, migrimi dhe perspektivash të kufizuara zhvillimi.

E megjithatë këto tradita, ende jashtëzakonisht autentike, rrezikojnë zhdukjen; të mbytura nga përqafimi vdekjeprurës i një globalizimi, që i konsideron njohuritë dhe dijet tradicionale si një trashëgimi e modës së vjetër nga e kaluara. Në të vërtetë, duke i ruajtur ato mund të kontribuojmë dukshëm në procesin e integrimit të Ballkanit, duke e përfshirë edhe kulturalisht, në BE.

Duke pranuar se nuk ka kufij kombëtarë që mund ta ndajnë ushqimin në Ballkan, u lançua në vitin 2010 forumi i Terra Madre, duke krijuar një platformë të përbashkët për të hetuar, kuptuar, por mbi të gjitha për të ruajtur dhe mbështetur trashëgiminë e ushqimit të rajonit. Rrjeti i Terra Madre promovon ushqime të rajonit, të cilat shpesh janë pak të njohura, mbron ato ushqime, që janë në rrezik të zhduken dhe i edukon konsumatorët mbi si të kuptojnë dhe të kërkojnë traditat lokale, të kuptojnë dhe të vlerësojnë produktet artizanale dhe komunitetet që i prodhojnë ato.

Projekti ESSEDRA (Zhvillimi Socio-Ekonomik i Qëndrueshëm nga ana Mjedisore i Zonave Rurale) është rezultat i natyrshëm i rritjes dhe forcimit të rrjetit Terra Madre në Ballkan. Projekti ka nisur në vitin 2012 dhe është i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimin. Projekti synon të mbështesë procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit dhe Turqisë në Evropë, por në të njëjtën kohë të krijojë kushtet për këto Vende për të ruajtur identitetin e tyre, i dëshmuar nga larmishmëria e mahnitshme e ushqimeve të tyre dhe ushqimi artizanal.

News & Events

Pasuria e biodiversitetit të ushqimit ballkanas ekspozohet në Terra Madre Salone del Gusto 2016

Organizuar nga Slow Food, rajoni i Piedmontit dhe qyteti i Torinos, edicioni i 11-të i Terra Madre Salone del Gusto, ngjarja më e rëndësishme ndërkombëtare kushtuar kulturës së ushqimit, do të mbahet nga data 22-26 shtator 2016 në Torino të Italisë. Pesë mijë delegatë nga 160 vende, mbi 800 ekspozues, 300 komunitete ushqimi të presidiumeve Slow Food dhe 500 të Terra Madre do të marrin pjesë në këtë ngjarje. International … Continued

Terra Madre, zëri i fshatarëve në Tiranë

Tregu i Tokës solli në sheshin Nënë Tereza mbi 50 stenda me prodhues dhe fermerë të vegjël nga i gjithë Rajoni, degustime, koncerte, konferenca dhe një kuzhinë të hapur ku disa nga kuzhinierët më të njohur të vendit gatuan e dhanë spektakël gjatë tri ditëve të aktivitetit. Këtë vit Terra Madre Balkans zbriti në Tiranë edhe për kontributin e jashtëzakonshëm që kuzhinierët shqiptarë mund t’i japin rrjetit Slow Food. Gjatë … Continued

ÇELJA E TERRA MADRE BALKANS 2016 NË TIRANË

Edicioni i katërt i Terra Madre Balkans, që do të mbahet nga data 2-5 qershor në Tiranë, Shqipëri në praninë e Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave; Milva Ekonomi, Ministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës; Brunilda Paskali, Nënkryetare e Bashkisë Tiranë; Alberto Cutillo, Ambasadori italian; Yngve Engstrom – Delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe Carlo Petrini, President i … Continued