Qëllimi kryesor i Slow Food, nëpërmjet Fondacionit të Slow Food për Biodiversitetin, është të mbrojë biodiversitetin e brendshëm (i quajtur edhe agro-biodiversitet). Kjo nënkupton shumëllojshmërinë e gjerë të racave, si delet Karakachan, derri Mangalitsa, bagëtitë Busha, si dhe diversitetin e madh të varieteteve të bimëve nga Polyak dhe fasuleve Smilyan në Ballkan në mijëra varietetet e patateve dhe fasuleve në Ande. Slow Food ka tre mjete kryesore për të hetuar, mbështetur dhe mbrojtur biodiversitetin: një prej tyre është Arka e Shijes.

Arka e Shijes udhëton nëpër botë duke mbledhur produkte ushqimore cilësore nga fermerët e vegjël, të cilat janë të rrezikuara, që i përkasin kulturave, historisë dhe traditave të gjithë planetit: një trashëgimi e jashtëzakonshme frutash, perimesh, racash, djathrash, bukësh, ëmbëlsirash dhe mishrash të thatë.

Arka është krijuar për të nxjerrë në pah ekzistencën e këtyre produkteve, për të tërhequr vëmendjen ndaj rrezikut të zhdukjes së tyre brenda pak brezave, dhe për t’i ftuar të gjithë për të marrë masa që të ndihmojnë në mbrojtjen e tyre. Në disa raste kjo mund të jetë duke i blerë dhe duke i konsumuar ato, ose duke treguar historinë e tyre dhe duke mbështetur prodhuesit e tyre, dhe në disa të tjera, si në rastin e specieve të egra të rrezikuara, duke na çuar në një konsumim më të paktë ose aspak të tyre, në mënyrë që t’i ruajmë dhe të nxisimi riprodhimin e tyre.

Kriteret e Përfshirjes së Produkteve në Arkën e Shijes

Produktet e përzgjedhura për t’u përfshirë në Arkë duhet të jenë produkte ushqimore dhe duhet të përfshijnë: specie autoktone (varietete bimore, ekotipe, raca shtazore dhe popullata autoktone), specie të egra (vetëm nëse lidhen me mënyra tradicionale të grumbullimit, përpunimit dhe përdorimit) dhe produkte të përpunuara. Produktet duhet të jenë të një cilësie të veçantë në aspektin e shijes. “Cilësia e shijes”, në këtë rast, është përcaktuar brenda kontekstit të traditave dhe përdorimeve lokale. Produktet duhet të jetë të lidhura me një zonë të caktuar, me kujtesën dhe identitetin e një grupi, dhe me traditat vendase. Produktet duhet të prodhohen në sasi të kufizuar. Produktet duhet të jenë në rrezik zhdukjeje.

Është thelbësore për të interpretuar dhe për të zbatuar kriteret duke marrë në konsideratë rrethanat specifike lokale të produktit, gjithmonë duke respektuar dallimet kulturore, sociale, gjeografike, ekonomike dhe politike të komuniteteve, të cilët ruajnë produktet.

Kërkoni për produkte në vendin tuaj. Na ndihmoni të gjejmë të tjerë për t’i kataloguar!