Presidia-t janë projekte të krijuara për të shpëtuar produktet artizanale ushqimore, racat vendore, varitetet e bimëve, bujqësinë tradicionale dhe teknikat e peshkimit, ekosistemet dhe peizazhet rurale në rrezik zhdukjeje. Ato përfshijnë komunitete të prodhuesve të vegjël, të cilët kanë dëshirën dhe vullnetin e mirë për të bashkëpunuar dhe të vendosin bashkarisht rregulla prodhimi dhe mënyra për promovimin e produkteve të tyre. Ata ruajnë njohuri të lashta, nxisin praktika të qëndrueshme dhe promovojnë zona lokale. Presidia-t janë shembuj konkretë dhe virtuozë të bujqësisë së qëndrueshme, të bazuara në cilësinë, mirëqenien e kafshëve, qëndrueshmërinë, lidhjen me një zonë lokale, dhe shëndetin dhe kënaqësinë e konsumatorit.

Slow Food i ndihmon dhe i mbështet prodhuesit duke organizuar trajnime dhe shkëmbime përvojash, dhe duke promovuar produktet; duke komunikuar historitë e tyre (historitë e prodhuesve, njohuritë, zonat lokale dhe metodat prodhuese), duke shfrytëzuar rrjetet e shoqatave për t’i lidhur prodhuesit me konsumatorët nëpërmjet eventeve, duke përfshirë shefat e kuzhinës ose duke mbështetur format e shitjeve direkte, për shembull tregjet e fermerëve dhe grupet e blerjes.

Projekti Presidia filloi në vitin 1999. Pas katalogimit të qindra produkteve në rrezik zhdukjeje përmes Arkës së Shijes, Slow Food vendosi të shkojë një hap më tej dhe të angazhohej konkretisht me botën e prodhimit; për të njohur vende, për të takuar prodhues dhe për të promovuar produktet, punën dhe dijet e tyre. Përgjatë viteve, projekti Presidia është bërë një nga mjetet më efektive për vënien në praktikë dhe duke dhënë shembuj të politikave të Slow Food mbi bujqësinë dhe biodiversitetin.

Nje Presidium mbron:

  • një produkt tradicional në rrezik zhdukjeje (një produkt të Arkës së Shijes);
  • një bujqësi, peshkim apo teknikë të përpunimit, të cilat janë tradicionale, në rrezik zhdukjeje;
  • një peizazh rural ose një ekosistem në rrezik zhdukjeje.

Objektivat e Presidia-s janë të shumta, komplekse dhe në shumë aspekte, por mund të grupohen në 4 fusha:

  • Mjedisore: mbrojtja e biodiversitetit, përmirësimi i qëndrueshmërinë së prodhimit të ushqimit;
  • Ekonomike: rritja e numrit të prodhuesve, zhvillimi i aktiviteteve në nivel lokal, rritja e punësimit;
  • Sociale: përmirësimi i rolit social të prodhuesve, forcimi i kapaciteteve të tyre organizative dhe vetë-vevlerësimi;
  • Kulturore: forcimi i identitetit kulturor të prodhuesve dhe promovimi i zonave të prodhimit.