ÇELJA E TERRA MADRE BALKANS 2016 NË TIRANË

Edicioni i katërt i Terra Madre Balkans, që do të mbahet nga data 2-5 qershor në Tiranë, Shqipëri në praninë e Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave; Milva Ekonomi, Ministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës; Brunilda Paskali, Nënkryetare e Bashkisë Tiranë; Alberto Cutillo, Ambasadori italian; Yngve Engstrom – Delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe Carlo Petrini, President i Slow Food.

Edicioni i katërt i Terra Madre Balkans organizohet nga VIS Albania me mbështetjen e Slow Food, në partneritet me Ministrinë shqiptare të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Bashkinë Tiranë dhe Agjencinë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim.

Ky event bashkon 350 delegatë nga 12 vende (Bosnje dhe Herzegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë, Rumania, Serbia, Turqia, Italia dhe Shqipëria).

Si një pjesë thelbësore të eventit, Sheshi qendror “Nëna Tereza” mirëpret një Earth Market (Treg të Tokës), ku mbi 50 stenda do t’u japin vizitorëve mundësinë për të zbuluar një përzgjedhje të gjerë të produkteve nga komunitetet e ushqimit të Terra Madre, Presidet Slow Food dhe Arka e Shijes, katalogu i Slow Food për biodiversitetin e ushqimit të botë.

Presidet Slow Food dhe përfaqësues nga mbi 50 komunitete ushqimi të Terra Madre do të jenë pjesë e tregut nga vende të ndryshme:

  • Nga Kroacia, Ljubitovica Sarac Garlic (hudhra) dhe Presidi i ri Varenik nga gadishulli Pelješac, i cili ka qenë prej kohësh në qendër të vreshtarisë dalmate.

Programi i Terra Madre Balkans 2016 do të përfshijë gjithashtu degustime, koncerte, workshop-e dhe konferenca.

Disa nga temat e diskutimit do të jenë:

  • “Lufta kundër urisë botërore” – Thomas Pogge, profesor i Universitetit të Yale dhe eksperti udhëheqës botëror mbi varfërinë në botë dhe të drejtat e njeriut, do të paraqesë një reflektim mbi uljen e varfërisë dhe rolin e ushqimit.
  • “Qasja në tregje, qasje drejt mundësive” – për të eksploruar mundësitë dhe pengesat për sa i përket qasjes në tregje me të cilat ndeshen prodhuesit e vegjël në Ballkan, si në shtetet anëtare të BE-së, ashtu edhe në vendet kandidate në procesin e harmonizimit me acquis communautaire.
  • “Fermertët në krye!”, Konferenca Ndërkombëtare Shkencore – për të ngritur një rrjet të gjerë akademikësh dhe institutesh kërkimore mbi biodiversitetin e ushqimit dhe ruajtjen e resurseve gjenetike të bimëve; mbi pengesat financiare dhe jo financiare që i pengojnë prodhuesit e vegjël artizanë të ushqimit te kenë qasje në tregje.
  • “Turizmi i qëndrueshëm rural, aqgrogurizmi dhe qasja drejt bujqësisë multifunksionale” – për të nxjerrë në pah disa nga përvojat më të mira deri më tani, si edhe mënyra të reja që e bëjnë turizmin rural të nxisë zhvillimin vendor; dhe për të eksploruar kontributin e prodhimit tradicional të ushqimit drejt qëndrueshmërisë sociale, ekonomike dhe mjedisore, në atë që sot përkufizohet si bujqësia multifunksionale.
  • Për eventin në tërësi dhe për programin e konferencave, ju lutem vizitoni: https://www.essedra.com/biodiversity/terra-madre-balkans/

Eventi organizohet në kuadër të projektit ESSEDRA, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian me qëllimin për të mbështetur procesin e integrimit evropian për vendet e Ballkanit dhe Turqinë përmes forcimit të shoqërisë civile dhe aftësisë së saj për të ndikuar në politika dhe për të promovuar modele të qëndrueshme të zhvillimit rural.

 

Pas tre edicioneve në Sofje (2010, 2012) dhe Dubrovnik (2014), rrjeti i Terra Madre Balkans zgjodhi Tiranën për këtë takim të katërt. Terra Madre Balkans është rrjeti i parë i këtij lloji që bashkon komunitete ushqimi nga vende të ndryshme të të njëjtit rajon. Slow Food dhe Terra Madre krijuan një rrjet me rrënjë të thella në rajon me mijëra mbështetës, 24 Preside Slow Food, 100 komunitete ushqimi, 50 shefa kuzhine, 15 programe mësimore mbi ushqyerjen dhe shijen në shkolla dhe mbi 280 produket të Ballkanit në katalogun e Arkës së Shijes së Slow Food.

 

 

Për më shumë informacion dhe kërkesa për intervista, ju lutem kontaktoni:

 

Zyrën e Shtypit e Slow Food International

Paola Nano, +39 329 8321285, p.nano@Slowfood.it, internationalpress@Slowfood.it

 

Koordinatorin e Slow Food për Ballkanin

Michele Rumiz, +39 0172 419 746, m.rumiz@Slowfood.it

 

Koordinatorin e Eventit dhe Përfaqësuesin e VIS Albania

Pier Paolo Ambrosi, +355 68 205 6693

vis.nordalb@albaniaonline.net, a.pierpaolo@gmail.com, terra.madre.balkans.2016@gmail.com

 

Koordinatoren për Median për Shqipërinë

Mira Tuci, +355 69 4062218, tucimira@gmail.com

 

Slow Food përfshin më tepër se një milion njerëz të dedikuar dhe të apasionuar për ushqimin e mirë, të pastër dhe të vërtetë. Ky rrjet përfshin shefa të talentuar, të rinj, aktivistë, fermerë, peshkatarë, ekspertë dhe akademikë në rreth 160 vende; një rrjet me rreth 100,000 anëtarë Sloë Food të cilët janë të nënshkruar në 1,500 kapituj lokalë në të gjithë botën (e njohur si convivia), të cilët kontribuojnë përmes pagesës së anëtarërisë së tyre, e po kështu edhe eventet dhe fushatat që ata organizojnë; dhe më tepër se 2,400 komunitete të ushqimit Terra Madre që praktikojnë prodhimin në shkallë të vogël dhe të qëndrueshëm të prodhimeve ushqimore cilësore përreth botës.