Përveç hartëzimit të produkteve në Vendet e tyre të origjinës, një detyrë e rëndësishme e partnerëve të projektit ESSEDRA do të jetë të bashkëpunojnë në fushatat e përbashkëta, që do të realizohen në rajonin e Ballkanit dhe të Turqisë, në vitet e ardhshme. Organizimi i fushatave do të thotë nga njëra anë të ndërgjegjësosh, të vësh në lëvizje njerëzit dhe të ndikosh në zgjedhjet e tyre të përditshme të ushqimit, dhe nga ana tjetër të nxisësh autoritetet përkatëse për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm rural në të gjithë zonën.

Për këtë qëllim, me synimin për të përvetësuar përvoja dhe aftësi, të gjithë partnerët u takuan në Sofje per “Taste the Balkans” (“Shijo Ballkanin”), një mundësi e rëndësishme për të vlerësuar se çfarë është bërë deri më tani në Vende të ndryshme. Ky takim shërbeu për të prezantuar të gjitha veprimet e ndryshme të vëna në praktikë nga partnerët e projektit ESSEDRA dhe sfidat me të cilat ata janë përballur deri më tani, për të ndërtuar një masë kritike për të lëvizur drejt qëllimeve të përbashkëta të qëndrueshmërisë. Ditët në Sofje ofruan një mundësi të rëndësishme për krahasim dhe diskutim, duke iu ardhur në ndihmë partnerëve që të bëhen më të vetëdijshëm për anët e tyre të forta, për rëndësinë e nismës dhe për sfidat politike dhe sociale, të cilat duhen përballuar së bashku në vitet e ardhshme.

Shumë fushata janë realizuar tashmë në Vende të ndryshme. Më poshtë gjeni listën e plotë:

• Shqipëri: Zhvillimi lokal, mundësitë për turizëm & prodhimi ushqimor
• Bosnje: Bashkëpunimi mes fermerëve
• Bulgarri: Zinxhiri i shkurtër i furnizimit ushqimor në Bullgari?
• Maqedoni: Biodiversiteti i qumështit
• Rumani: Hartimi i masave agro-mjedisore dhe trajnimi i fermerëve për të përfituar prej tyre
• Serbi: Mbështetje për blegtorët vendas
• Turqi: Mos e lejoni zhdukjen e peshkut të kaltër!