Pasuria e biodiversitetit të ushqimit ballkanas ekspozohet në Terra Madre Salone del Gusto 2016

Organizuar nga Slow Food, rajoni i Piedmontit dhe qyteti i Torinos, edicioni i 11-të i Terra Madre Salone del Gusto, ngjarja më e rëndësishme ndërkombëtare kushtuar kulturës së ushqimit, do të mbahet nga data 22-26 shtator 2016 në Torino të Italisë. Pesë mijë delegatë nga 160 vende, mbi 800 ekspozues, 300 komunitete ushqimi të presidiumeve Slow Food dhe 500 të Terra Madre do të marrin pjesë në këtë ngjarje.

International Market do të paraqesë 15 tezga kushtuar prezantimit të komuniteteve të ushqimit Terra Madre dhe produkteve Presidium nga Ballkani dhe Turqia. Pjesa më e madhe e kësaj sipërfaqeje u bë e mundur falë projektit ESSEDRA, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian me synimin për të mbështetur procesin e integrimit evropian për vendet e Ballkanit dhe Evropën përmes forcimit të shoqërisë civile dhe kapacitetit të saj për të influencuar politika dhe për të promovuar modele të qëndrueshme të zhvillimit rural. Ky projekt gjithashtu ka kontribuar për të ngritur pesë presidiume të rinj Slow Food, të cilët do të paraqiten këtë vit:

  • Domatja rozë Kurtovo Konare, nga Bullgaria – një varietet i njohur në të gjithë Bullgarinë për ëmbëlsinë e saj dhe përdorur për të prodhuar Lyutenitsa të cilësisë së lartë – një rezervat pikant domate-dhe-spec.
  • Peljesac Varenik, nga Kroacia, e cila është nga verërat më tipike të Dalmacisë Jugore. Në gadishullin Pelješac, ajo përftohet ekskluzivisht nga rrushi autokton Plavac Mali dhe ngjyra e tij ndryshon nga e kuqja e flaktë në nuanca karameli të errët, me shije të fortë e të pasur me përqendrim mjalti dhe marsala.
  • Rrushi Stanushina, nga Republika e Maqedonisë, i përket varieteteve të familjes së Detit të Zi, dhe është kultivuar në kodrat e tij të rrëpira që në lashtësi. Ky rrush shndërrohet ose në kominyak, një verë e kuqe rubin me aroma luleshtrydheje dhe frute të thatë, ose në madzun, një pije që përdoret për të kuruar problemet e mëlçisë dhe infeksionet e frymëmarrjes, dhe si një zëvendësues sheqeri në gatimet shtëpiake; dhe Presidiumi i Bletës Maqedonase, krijuar për të mbrojtur një lloj blete vendase, Apis mellifera macedonica, që gjendet në të gjithë rajonin historik të Maqedonisë, nga Shqipëria Lindore deri në Bullgarinë Perëndimore.
  • Derri Bazna, nga Rumania, i cili e ka marrë emrin nga bashkia me të njëjtin emër në rrethin Sibiu, ku u preferua për fortësinë dhe cilësinë e mishit. Dhjami i tij me cilësi të shkëlqyer përshtatet më së miri me prodhimin e mishit të konservuar, i cili thahet në dimër dhe tymoset në papafingot e shtëpive tradicionale.

Terra Madre Salone del Gusto

Pas suksesit të madh të edicionit të 4-të Terra Madre Balkans, mbajtur në Tiranë qershorin e kaluar, Shqipëria do të ekspozojë një gamë të gjerë produktesh, përfshirë glikon e Përmetit, vajin e ullirit të Elbasanit, dhe produktet nga rajoni i Kelmendit. Shumë kuzhinierë shqiptarë, përfshirë Altin Prengën dhe Sokol Prengën, do të marrin pjesë në këtë ngjarje për të prezantuar Aleancën Slow Food të Kuzhinierëve lançuar kohët e fundit në vend, dhe për të marrë pjesë në kuzhinën e Aleancës së Kuzhinierëve.

Rrjeti Slow Food network në Bullgari do të ketë sipërfaqen më të madhe të ekspozimit, me tre tezga ku vizitorët do të kenë një mundësi unike për të mësuar rreth pasurisë së prodhimit të ushqimit bullgar, përfshirë djathin e njohur jeshil Tcherni Vit, delen Karkachan, dhe Presidian Meurche, së bashku me shumë produkte të Arkës së Shijes si kripa e Liqenit Atanasovsko, derri i Ballkanit Lindor, dhe një sërë produktesh mishi nga malet Strandja.

Republika e Maqedonisë do të prezantojë gjithashtu specat e kuqe Bukovo dhe Presidiumet e Fikut të Slatko.

Sipërfaqja turke e ekspozimit do të përqendrohet te produktet e Tregjeve të Fermave të Slow Food, bullguri i lashtë Siyez prej gruri, si dhe një përzgjedhje e shtatë trahanave të renditura në Arkën e Shijes – një produkt i lashtë ushqimi të thatë bazuar në një përzierje të fermentuar drithi dhe kosi ose qumështi të fermentuar, zakonisht për një supë të trashë gjatë stinës së dimrit. Trahanaja është një traditë për përpunimin e ushqimit, që gjendet nga Irani deri në Bosnje. Është një produkt tipik i bërë në shtëpi, me dhjetëra në mos qindra varietete vetëm në Anadoll, ku çdo familje dhe komunitet e përshtat në përputhje me ushqimin vendas në dispozicion, si dhe me preferencat e shijes: një simbol unik i diversitetit të ushqimit dhe prodhimit të pakomodifikuar të tij.

Mungesa e fleksibilitetit në zbatimin e kërkesave të higjienës të Bashkimi Evropian në Ballkan dhe Turqi është identifikuar prej kohësh si sfida kryesore e politikave në rajon, dhe pikërisht kjo është gjithashtu arsyeja pse disa presidiume nënproduktesh bulmeti dhe mishi nga jashtë BE-së nuk do të ekspozohen apo shiten në tregjet ndërkombëtare, përfshirë djathin Mishavinë nga Shqipëria, Boğatepe Gravyer nga Turqia, dhe djathi i trastës nga Bosnja Hercegovina.

Një konferencë kushtuar Ruajtjes së Biodiversitetit në Ballkan do të vlerësojë katër vitet e projektit ESSEDRA, i cili ka çuar në identifikimin e mbi 300 produkteve të Arkës së Shijes kudo në rajon, dhe të një programi të plotë mbrojtjeje, që synon të garantojë aksesin e fermerëve të vegjël në tregje me produktet e tyre tradicionalë; si dhe në identifikimin e sfidave që shtrihen përpara.

Të gjitha lajmet rreth Terra Madre Salone del Gusto 2016 gjenden në internet në: https://www.salonedelgusto.com, dhe për të kërkuar akreditim shtypi mund ta bëni këtu (https://www.salonedelgusto.com/en/info-accreditation/).