Slow Food

Piazza XX Settembre, 5, 12042, Bra (CN) – Italy
Tel.: +39 0172 419 611
Fax: +39 0172 419 755
Website: www.slowfood.com
Email: international@slowfood.com

Me zyra qendrore në Itali, Slow Food është partneri kryesor i projektit ESSEDRA. Slow Food është një shoqëri globale, me organizata në nivel bazë, me miliona mbështetës dhe 100,000 anëtarë në 160 vende të botës, të cilët lidhin kënaqësinë e ushqimit të mirë me një angazhim për komunitetin e tyre dhe mjedisin. Slow Food beson se çdokush gëzon të drejtën themelore për kënaqësinë e ushqimit të mirë dhe rrjedhimisht përgjegjësinë për të mbrojtur trashëgiminë e biodiversitetit, kulturës dhe dijes, që e bëjnë këtë kënaqësi të jetë e mundur. Një shoqatë jo-fitimprurëse e mbështetur në bazë anëtarësie, Slow Food është themeluar në vitin 1989 për të kundërshtuar rritjen e ushqim të shpejtë (fast food) dhe të jetës së shpejtë, zhdukjen e traditave ushqimore lokale dhe uljen e interesit të njerëzve për ushqimin që hanë, nga ç’vend vjen, ç’shije ka dhe se si zgjedhjet tona ushqimore ndikojnë pjesën tjetër të botës.


European Forum on Nature Conservation and Pastoralism Ltd.(Forumi Evropian për Ruajtjen e Natyrës dhe Blegtorinë Ltd.)

Zyra e regjistruar: 97 Oakwell Court, Hamsterley Vale, Co. Durham NE17 7BE, UK
Adresa e punës: 5/8 Ellishadder, Culnancoc, Portree IV51 9JE, UK
Tel.: +44 788 411 6048
Website: www.efncp.org
Email: gwyn@efncp.org

EFNCP është e vetmja organizatë evropiane e përqendruar në ruajtjen e mbarështimit me intesitet të ulët të bagëtive. Ky lloj mbarështimi është i përhapur në toka me produktivitet të ulët, në shumë vende të Evropës, të cilat përdorin zakonisht kullota dhe livadhe gjysëm-natyrore. Është mbarështimi më i rëndësishëm për ruajtjen e biodiversitetit në Evropë, dhe për shërbime të tjera mjedisore, të tilla si menaxhimi i ujëmbledhësve dhe parandalimi i zjarreve. Qëllimi i EFNCP-së është një e ardhme ekonomike e qëndrueshme për Bujqësinë me Vlera të Larta Natyrore në të gjithë Evropën. Rrjeti i EFNCP-së është i mirëpozicionuar për të siguruar një lidhje të drejtpërdrejtë midis projekteve lokale, që përfshijnë bujqësinë me intensitet të ulët, dhe proceset e hartimit të politikave në nivel kombëtar dhe të BE-së.


Slou Fud Bitola

N. Nikolovski, s. Mogila 7.000 Bitola, Macedonia
Tel.: +389 70 922 429
Website: www.slowfood.mk/bitola
Email: nnikolce@t-home.mk

Slow Food Bitola punon për të ndërtuar një kulturë të re gastronomike të bazuar në kuzhinën tradicionale maqedonase, për të mbrojtur produktet bujqësore të prodhuara nga fermerët vendas dhe për t’i përcjellë njohuri e dije brezave të ardhshëm.


Association of Slow Food Convivia in Bulgaria (Shoqata e Convivium-it Slow Food në Bullgari)

9, Pierre Degeytre Str. – 1113 – Sofia, Bulgaria
Website: https://www.facebook.com/SlowFoodBulgaria
Email: dessidim3010@gmail.com

Qëllimi i shoqatës është të zbulojë, dokumentojë dhe të ruajë kulturën rurale dhe traditat ushqimore në të gjithë Bullgarinë, dhe t’i promovojë ato si një pjesë e trashëgimisë kombëtare dhe si një mjet për zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve lokale.


Udruzenje Mladih za promociju tradicionalnih proizvoda “Okusi Hercegovinu” Mostar

Stari most 1, 88000 Mostar, Bosnia-Herzegovina
Tel.: +387 (0)36 554 150, 554 151
Website: www.okusihercegovinu.com
Email: aida.kebo@okusihercegovinu.com

Okusi Hercegovinu është një rrjet shoqatash prodhuesish (djathi, mjalti, bujqësie organike, etj.) dhe prodhuesish të vegjël individualë, i vendosur në Mostar, që luan një rol të rëndësishëm për promovimin e gastronomisë dhe turizmit rural, duke organizuar panaire të shumta dhe aktivitete të tjera, me qëllim promovimin e produkteve tipike dhe tradicionale.


Fundaţia ADEPT Transilvania

Str. Principala nr. 166, Saschiz, Mures 547510, Romania
Tel.: + 40 (0)265 711635
Website: www.fundatia-adept.org
Email: cristi@fundatia-adept.org

Rumania ka shumë nga peizazhet agrare më të rëndësishme me Vlera të Larta Natyrore, të cilat kanë arritur të mbijetojnë në Evropë sot. Fundatia ADEPT ka punuar me fermerët, komunitetet lokale, universitetet, OJQ-të dhe me qeverinë, në të gjitha nivelet, në mënyrë që të zgjidhë një sërë problemesh që kërcënojnë mbijetesën e këtyre peizazheve të jashtëzakonshme dhe të rëndësishme, dhe të komuniteteve të fermerëve të vegjël, që jetojnë në to. ADEPT po realizon një program të integruar, i cili ndërlidh përfitimet ekonomike dhe sociale me ruajtjen e biodiversitetit, dhe ngritjen e kapaciteteve lokale për një menaxhim të mirë në të ardhmen.


Muftak Dostlari Dernegi – MDD (Foka)

Karaki Mumhane Cd. Karakoy Gulluoglu Binasi n. 171, Kat 5, Beyoglu, Istanbul, Turkey
Ph.: +90 2165 061 739
Website: www.mutfakdostlari.org.tr
Email: mddmutfakdostlari@gmail.com

Mutfak Dostları Dernegi – MDD, themeluar në Stamboll në vitin 1991, është një nga OJQ-të kryesore që lidhen me ushqimin në Turqi. Anëtarët e saj themelues dëshironin të promovonin, mbronin dhe mbështesnin kuzhinën unike të Turqisë. Objektivat kryesore të MDD-së janë të promovojë dhe të zhvillojë kulturën e pasur të kuzhinës turke nëpërmjet hulumtimeve shkencore, si edhe duke organizuar seminare, panele, panaire ushqimi, llotari, koncerte me valle e këngë, konferenca, eskursione, konkurse, ekspozita dhe aktivitete të ngjashme për të promovuar kuzhinën vendase si në Turqi ashtu edhe jashtë saj.


Vullnetarizmi Nderkombetar Per Zhvillim Ne Shquiperi, VIS Albania

Rr. Don Bosko, Pall. Grapshi, Sek. I, Kati 4, Ap. 1, Tirana 1026, Albania
Tel./Fax: +355 4 2406114
Website: www.volint.it, www.kelmend-shkrel.org
Email: vis.nordalb@gmail.com, a.pierpaolo@gmail.com

VIS Albania është degë e VIS-it ndërkombëtar – Vullnetarizmi Ndërkombëtar për Zhvillimin, me seli qendrore në Romë. VIS është i pranishëm në Shqipëri që nga viti 1995. Strategjia e VIS është orientuar qysh atëherë për të mbështetur para së gjithash fëmijët dhe rininë shqiptare, duke krijuar mundësi pritjeje, edukimi formal dhe informal, dhe formimi profesional. Aktivitetet në këto vite kanë qenë gjithnjë në ndryshim me qëllimin për t’u marrë në mënyrë të kualifikuar me një numër gjithnjë e më të madh përfituesish. Qysh nga viti 2009, VIS Albania ka gjithashtu në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve rurale, nëpërmjet vlerësimit të territorit dhe të produkteve tipike vendase, mbrojtjes së mjedisit dhe biodiversitetit.


Association “Natura Balkanika” (Shoqata “Natura Balkanika”)

Ive Andrica Street 60, P.O. box 9, 18320 Dimitrovgrad, Republic of Serbia
Website: www.balkanika-crd.org
Email: naturabalkan@sezampro.rs

Natura Balkanika është një organizatë jo qeveritare, jo partizane dhe jo fitimprurëse, e themeluar në Dimitrovgrad në vitin 2000. Parimi kryesor i Natura Balkanika është mendimi se mbrojtja e natyrës duhet bërë nëpërmjet ruajtjes të të gjithë rrjetit të jetës – njerëzore dhe natyrore.


Udruga Kinookus

Pera Budmani 3, 20 000 Dubrovnik, Croatia
Telephone: +385 (0)20 428125
Fax: +385 (0)20 435354
Tel.: +385 (0)91 54166831/(0)95 9295764/(0)95 9718879
Website: www.kinookus.com
Email: kinookus@gmail.com

KINOOKUS (“Cinetaste”, themeluar në Janar 2010) është një shoqatë e përbërë nga 15 të rinj profesionistë në fushën audio-vizuale, edukative, shkencore, artistike dhe menaxheriale, të cilët bashkohen për të punuar me projekte që sjellin qasje multidisiplinare dhe holistike për çështjet që kanë të bëjnë me tokën dhe ushqimin, me modele të reja të kulturës dhe shoqërisë, dhe të kompleksitetit të lindur të qenies njerëzore.