ESSEDRA është për Zhvillimin Socio-Ekonomik të Qëndrueshëm nga ana Mjedisore të Zonave Rurale.

Projekti ESSEDRA – i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimin – është i koordinuar nga Slow Food, me qëllimin për të lehtësuar procesin e integrimit të Vendeve të Ballkanit dhe Turqisë në Evropë.

Slow Food ka në program ta realizojë këtë duke forcuar dhe duke përhapur zërin e organizatave të shoqërisë civile (OSHC-ve), të cilat po punojnë në nivel lokal në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural dhe cilësisë së ushqimit. Natyrisht, kjo do të përfshijë çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit dhe peizazhit, luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe ç’është më e rëndësishmja mirëqenien e komuniteteve lokale.

Objektivat e projektit do të ndiqen duke punuar në tri nivele të ndryshme por të ndërlidhura mes tyre:

  • Aktivitete për të mbrojtur rolin e fermerëve të vegjël në ruajtjen e biodiversitetit; për të forcuar aftësitë e OSHC-ve për të ofruar analiza, advokim strategjik dhe monitorim të politikave përkatëse, të cilat lidhen me sistemin e ushqimit dhe të zhvillimit rural; dhe për të rritur pjesëmarrjen e OSHC-ve në debatet publike në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm rural në Ballkan dhe në Turqi, dhe të ndikojnë në politikat dhe proceset vendim-marrëse.
  • Mbështetje për prodhuesit e vegjël të ushqimit, promovimi i modeleve konkrete për të ruajtur biodiversitetin dhe hulumtime në terren për produktet bujqësore që rrezikojnë të zhduken.
  • • Komunikim të vazhdueshëm me publikun e gjerë, duke përfshirë organizimin e seminareve dhe aktiviteteve edukuese; fushata për konsumin e përgjegjshëm; dhe lançimin e Nismës Evropiane të Qytetarëve për të promovuar konsumin e ushqimit vendas, ndërgjegjësimin mes qytetarëve ballkanas dhe turq mbi ndikimin e politikave publike në jetën e tyre të përditshme, dhe të informojë komunitetet se si të ndikojnë në mënyrë efektive në hartimin e politikave dhe proceset e zbatimit.

Projekti ESSEDRA udhëhiqet nga Slow Food në bashkëpunim me nëntë OSHC nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika e Maqedonisë, Rumania, Serbia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar. Organizatat lokale shfrytëzojnë përvojën e tyre në fushata publike dhe organizojnë eventet e tyre lokale.