Si pjesë e procesit të pranimit në BE, politika të dëmshme janë futur në Evropën Juglindore dhe në Turqi. Ndihmuar nga një vizion shumë i kufizuar i bujqësisë “moderne”, duket se pak nga mësimet e vështira, nga zgjerimet e mëparshme, janë mësuar. Edhe nëse procesi i harmonizimit të BE-së ofron mundësinë e mekanizmave mbështetës për fermerët tradicionalë dhe prodhuesit artizanalë, ata kanë ende nevojë për t’u aktivizuar dhe për t’u shpërndarë në mënyrë efektive.

Të sfiduarit e këtij orteku politikash është i vështirë për shumë njerëz, veçanërisht për fermerët e lënë mënjanë në male dhe në zona të tjera në nevojë. Siç BE-ja e njeh, ky problem bëhet edhe më i vështirë në Evropën Juglindore dhe në Turqi, ku organizatat e shoqërisë civile janë shpesh më të vogla dhe më të dobëta, dhe ku qeveritë nuk kanë traditën e angazhimit konstruktiv me OJQ-të.

Duke punuar njëkohësisht në tetë vende të rajonit, duke analizuar çështjet e politikave që kanë të ngjarë të ndikojnë prodhimin e tyre, jo vetëm punon paralelisht me ngritjen e kapaciteteve dhe advokimin mbi legjislacionin përkatës dhe proceset e politikave, por gjithashtu ofron shembuj të vërtetë nga bota, të cilat ilustrojnë çështjet rregullatore dhe mbështetëse. Rrjeti ESSEDRA është i përfshirë tërësisht për të advokuar për rolin e fermerëve të vegjël në mbrojtjen e biodiversitetit dhe për të promovuar modele dhe veprime konkrete për të ruajtur biodiversitetin.

Evente

Rregulloret e higjenës ushqimore të BE-së dhe prodhimi “i ngadalshëm” (“slow”) i djathit: Parimet dhe praktika – 22 shtator 2013, Shtëpia e Biodiversitetit (House of Biodiversity), Bra, Itali
Tryeza e Rrumbullakët e vendeve të Evropës Jug-Lindore – Praktikat më të mira për një shfrytëzim të qëndrueshëm të kullotave të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor dhe në Evrope – 15 Prill 2013, Sofje, Bullgari
Seminari Rajonal i vendeve të Evropës Jug-Lindore mbi politikat e Zonave Bujqësore me Vlera të Larta Natyrore (HNVF)– Mundësitë e politikave dhe sfidat në kuadër të hyrjes në BE dhe të Politikave të Përbashkëta Bujqësore (CAP) pas vitit 2013 – 3-4 Nëntor 2011, Zagreb, Kroaci
Takim me qëllim rrjetëzimi (networking) – Zonat Bujqësore me Vlera të Larta Natyrore in në Evropën Jug-Lindore, 6-8 Dhjetor 2010, Sofje, Bullgari.